Qindra qytetarë malazezë të revoltuar po kërkojnë dorëheqjen e Ministrit te Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë pas vrasjes së 12 njerëzve më 1 Janar në qytetin e Cetinjes. Katër persona mbetën të plagosur rëndë. Autori i vrasjeve, 45-vjeçari Aco Martinoviç vrau veten teksa ishte i rrethuar nga policia.

Këtë të shtunë janë organizuar ceremonitë mortore të 12 viktimave, përfshirë dy fëmijë të mitur. Protestuesit vendosën trëndafila në gardhin mbrojtës metalik përreth oborrit të selisë së Qeverisë në Podgoricë. Menjëherë pas tragjedisë, qeveria malazeze ka prezantuar masa më të rrepta në përdorimin e armëve nëpërmjet një ligji të ri.

Cilido që dëshiron të mbajë një armë do të duhet t’i nënshtrohet kontrolleve rigoroze përpara se të marrë lejen. Nëse përdoruesit e armeve nuk kalojnë këto kontrolle, atyre do t’u anulohen lejet si dhe do t’u konfiskohen armët, tha Kryeministri Milojko Spajiç.

Nëse qytetarët i kthejnë armët pa leje brenda asaj periudhe, nuk do të kenë pasoja ligjore. Kush nuk i kthen armët pa leje pas kësaj periudhe, do të dënohet rëndë. Ndërkaq, edhe në Serbi do te mbahet ditë zie të dielën për shkak të tragjedisë në Cetinje.

Presidenti Vuçiç tha se edhe në Serbi nevojiten masa per konfiskimin e armëve pa leje në mënyrë që të reduktohen në minimum rreziqet që një tragjedi e njëjtë të ndodhë në Serbi.

Tv Klan