Rreth 250 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore si pasojë e virozave të stinës. Ulja e temperaturave ka shtuar rastet ndërsa më të prekurit janë të vegjlit dhe të moshuarit.
Genti Kavaja, nëndrejtor i spitalit: Numri i vizitave në ditë shkon nga 200 në 250, ku 30 apo 40 janë pacientë të cilët paraqiten me simptoma të gripit që kërkojnë edhe një vlerësim nga mjeku i urgjencës, por edhe terapi e ekzaminime.
Personat mbi moshën 60 vjeçare paraqesin edhe probleme me sëmundje të tjera.
Genti Kavaja, nëndrejtor i spitalit: Ka pacientë të moshave të mëdha që janë më të prekshëm nga sëmundjet e tjera. Covidi ka përkeqësuar patologjitë e tyre ekzistuese, një nga këto patologji është edhe gripi. Ky i fundit shfaqet tek pacientët e sëmurë kardiakë, me patologji neurologjike apo të sëmurë me patologji të tjera. Paraqiten më herët në urgjencë dhe kërkojnë të marrin shërbime.
Veç banorëve të qytetit në urgjencë paraqiten edhe vizitorë të cilët gjatë qëndrimit në Durrës kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Klan News