Ndonëse një vit kur bota u godit nga kriza financiare, e cila çoi në falimentimin e dhjetëra kompanive të fuqishme dhe shkurtimin e milionave vendeve pune, në 2009-n në Shqipëri u punësuan rreth 12 mijë persona. Një fakt i tillë u bë publik nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.
Thoma Miço: “Për 2010-n me privatizimet që do bëhen ne jemi duke ndjekur, duke u ulur me partnerët tanë socialë, me pushtetin lokal, me dhomat e tregtisë, duke ndjekur objektivat e qeverisë dhe patjetër jemi në korrent të gjithë masave që do marri qeveria për privatizimin në sektorët shtetëror dhe patjetër duke ndjekur dhe sektorin privat, i cili jo në pak raste konkurrohet, duke shtuar shërbimet”.
Niveli i papunësisë në vend është në shifrat e 13.4% dhe së shpejti për të gjithë punëkërkuesit do të hyjë në funksion dhe punësimi online, i cili do të shtrihet në qarqet kryesore të vendit.
Thoma Miço: “Shifrat e papunësisë vërviten tek 13, 13.2, 13.4%, pra ka një qëndrueshmëri disa vjeçare papunësia. Ne jemi duke mbledhur bankën e të dhënave, sistemi online shumë shpejt do të jetë në shërbim të gjithë klientëve, pra do kalojmë nga forma e intranetit në formën e internetit|”.
Për vitin 2010 prioritet mbetet hapja e 11mijë e 500 vendeve të punës, për të përmbushur kështu premtimet e bëra gjatë fushatës.
Objektiv tjetër mbetet sigurimi i vendeve të punës për emigrantët që kthehen nga vendet fqinje të prekura nga kriza globale./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro