Shtohen zërat brenda Partisë Bashkimi për Te Drejtat e Njeriut qe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Dule.

Thoma Miço, nënkryetar i kësaj partie, fajëson Vangjel Dulen për dështimin ne zgjedhjet e 28 Qershorit qe erdhi sipas tij nga zgjedhja e Dules për te dalë ne koalicion me Partine Socialiste, duke u larguar nga një bashkëqeverisje e suksesshme 4-vjeçare me demokratet.

Thoma Miço: “Humbja e Partisë Bashkimi për Te Drejtat e Njeriut është evidente. Kjo parti ka degjeneruar nga një parti Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ne një parti të Vangjel Dules. Ajo që duhet të bëjë sot zoti Dule është të japë dorëheqjen dhe ta çlirojë këtë parti nga diktati i tij”.

Miço kërkon nga Dule te tregojë moral politik, dhe te mos bej përpjekje nga me absurdet për t’u rikthyer sërish në koalicionin fitues për te bashkëqeverisur.

Thoma Miço: “Kohët e fundit është në negociata dhe me krerët e PDI-së, të cilët në këmbim të një mbështetjeje të mundshme për të futur përsëri në qeveri. U ka kërkuar atyre dmth që unë do të negocioj për zgjidhjen e problemit tuaj, problemin me çamët. Pra po merr një merr barrë të madhe përsipër zoti Dule në emër të asaj që atij i duhet patjetër, pra të jetë në qeveri”.

Nënkryetari i PBDNJ akuzon Dulen se është duke lënë te papune me dhjetëra anëtare te partisë.

Thoma Miço: “Zoti Dule do të japë llogari të gjithë atyre anëtarëve të partisë dhe gjithë atyre anëtarëve të komunitetit etnik grek, të cilët gëzonin pozicione, të cilët Dulja me papërgjegjshmërinë e tij dhe në shenjë mosmirënjohje ndaj bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike i ka larguar nga puna dhe kërkon që këtë faj t’ia hedhë zotit Berisha.”

Sipas Miços, OMONIA, organizata qe i ka dhënë një mbështetje te forte PBDNJ, mund te vendos ta prishë marrëveshjen e bashkëpunimit me këtë te fundit nëse Dule vazhdon te drejtojë partine si prone te tij.

Thoma Miço: “Unë kam një peshë shumë të rëndësishme politike në vendimmarrjen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kam shumë mendime të anëtarësisë së saj që ajo mund të bëhet thjesht, mund të bëhet fare kollaj një subjekt i fortë politik që të mbrojë interesat e minoritetit dhe të prishë një herë e përgjithmonë një marrëveshje vasaliteti që vetëm mbështeste Partinë e të Drejtave të Njeriut politikisht dhe në çdo fushatë elektorale pra ajo do të shkojë drejt një përfaqësimi më autentik te saj në strukturat, qoftë lokale po dhe qendrore në parlament dhe në qeverinë e ardhshme.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka