10 850 biznese me xhiro deri në 14 milionë lekë të rinj në vit do të paguajnë 5% tatim mbi fitimin. Qeveria ka vendosur që ndërmarrjet, të cilat sot paguajnë 15% tatim mbi fitimin për xhiron mbi 8 milionë lekë, të kenë një normë më të ulët të saj, duke nisur nga Janari i vitit të ardhshëm. Lajmin e dha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Arben Ahmetaj e sheh mbiçmimin e lekut si një shenjë e rritjes së ekonomisë vendase, ndërsa nuk pranoi kërkesën e eksportuesve që qeveria të marrë masa për të ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor.
Ahmetaj paralajmëroi ndryshime në ligjin e koncesioneve, ku qeveria do të shfuqizojë nenin që merr në shqyrtim ofertat e pa kërkuara, ndërsa do të zëvendësojë llojin e bashkëpunimit për PPP-të, nga koncesionarët te institucionet financiare ndërkombëtare.
Tv Klan