Roma po përballet me vështirësi të mëdha në këtë fillim sezoni. Verdhekuqtë shkarkuan trajnerin Daniele De Rossi, për mungesë rezultatesh, duke e zëvendësuar atë me Ivan Juric, por as në drejtimin e kroatit, situata nuk ka ndryshuar.
Në këtë situatë, te kryeqytetasit, po mendojnë sërish për një ndryshim në stol. Juric ka marrë ultimatumin për të fituar ndeshjen ndaj Torino-s dhe nëse kjo nuk ndodh, do të shkarkohet menjëherë.
Nga Italia raportojnë se trajneri De Rossi, është një opsion për stolin, me drejtuesit që po mendojnë ta rikthejnë sërish. Ndonëse ndarja nuk ishte e qetë, përsëri ekziston mundësia që ta shohim sërish De Rossi-n në stolin e verdhekuqve. /tvklan.al