Unaza e Madhe e Tiranës do të hapet në ditët e fundit të Dhjetorit sipas planit të parashikuar. Kështu u shpreh Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku teksa inspektoi punimet në Lotin 1 të kësaj vepre.
Sipas Ballukut Loti 1 i Unazës së Madhe ka patur një punë tepër sfiduese.
Unaza e Madhe e Tiranës një nga projektet më madhore ka një gjatësi prej 27 km dhe me hapjen e saj për automjetet pritet t’i japë zgjidhje trafikut të mbingarkuar të kryeqytetit.
Klan News