Një adoleshent nga Indiana, SHBA, i cili u dënua fillimisht me 25 vite burg pasi ndihmoi në vrasjen e njerkut të shokut të tij kur ishte 12 vjeç, pritet të lirohet për tre muaj.

Paul Gingerich tani 18 vjeç, përfitoi nga ulja e dënimit pasi kaloi 6 vite pas hekurave.

Me sjellje të mirë dhe pjesëmarrje në një program të tranzicionit të komunitetit, ai mund të lirohet pas 90 ditësh nga burgu.

22

Gingerich u arrestua në vitin 2010 kur ishte në klasën e gjashtë, pasi mori pjesë në vrasjen e Phillip Danner njerkut të shokut të tij, sëbashku me këtë të fundit, Colt Lundi, në atë kohë 15 vjeç.

Të dy kishin një plan për ta përzënë atë. Kur Danner u përpoq t’i ndalonte ata, Lundy gjeti një çift pistoletash në shtëpinë e tij dhe e vranë atë me 4 plumba.

Lundy, tani 21 vjeç, i cili ka ka vuajtur dënimin në një burg për të rritur do të qëndrojë edhe për të paktën gjashtë vjet të tjera.

39E278BA00000578-0-image-a-8_1477855768549

Ndërsa Gingerich besohet të jetë më i riu në Indiana i dënuar si një i rritur.

“Unë e di që kam kryer një krim të vërtetë të tmerrshëm dhe më vjen keq për këtë,”

tha Gingerich të premten në sallën e gjyqit, raportoi Indy Star.

“Kurrë nuk do të pushoj së kërkuari falje dhe e di që kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme,”

tha më tej ai./tvklan.al