“6 nga 10 foshnja ushqehen me qumësht artificial”
Bebet që rriten pa qumësht gjiri, po shtohen çdo ditë e më shumë. Raporti i fundit i UNICEF ka nxjerrë në pah se 60% e bebeve në mbarë botën nuk ushqehen prej nenave të tyre me qumësht gjiri por me qumësht artificial. Në të njehtin trend gjendet edhe Shqipëria, ku vetëm 35% e bebeve pinë qumësht nga nënat e tyre në muajt e parë të jetës.
Por për mjeket, ushqyerja me qumësht gjiri së paku në 6 muajt e parë të jetës duhet të jetë i padiskutueshëm.
Për ekspertët e shëndetësisë botërore, nëse arrihet ushqyerja optimale me gji, do të kishte një reduktim të kostove botërore të kujdesit shëndetësor prej rreth 300 miliardë Dollarësh. Në Shqipëri, humbjet në ekonominë kombëtare për shkak të ushqyerjes jo optimale me gji përllogariten në 4.84 milionë në vit.
Tv Klan