FSHF dhe UNICEF nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes futbollit. Synimi është që të krijohet një mjedis i sigurt dhe mbështetës për të miturit.
Armand Duka: Ne e kemi në objektivat tonë ndikimin nëpërmjet futbollit për përmirësimin apo mbrojtjen e fëmijëve, por ky është një lloj institucionalizimi për të bashkëpunuar bashkë, për të dhënë mesazhe pozitive për të drejtat e fëmijëve, për të drejtat e grave e vajzave dhe çdo gjë që mund të bëjmë bashkë.
Memorandumi i bashkëpunimit përfshin aktivitete dhe trajnime të ndryshme për trajnerët, prindërit dhe ambientin sportiv mbi të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Tv Klan