Manchester United po bën gati një ofertë prej 80 mln Eurosh për të blerë yllin e Crystal Palace, Adam Wharton. Drejtuesit duan t’i bëjnë një dhuratë trajnerit Ruben Amorim, i cili po kërkon që të rinovojë mesfushën.

Sipas spanjolles “Fichajes”, “Djajtë e Kuq” e vlerësojnë lojtarin 21-vjeçar, që e konsiderojnë si një objektiv kyç në verën e ardhshme për të zëvendësuar Christian Eriksen. Danezit 32-vjeçar i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe gjasat janë të mëdha që të largohet nga “Old Trafford” si një futbollist i lirë.

Wharton, i blerë nga Blackburn Rovers në janarin e 2024-ës pas një sezoni mbresëlënës në Championship, ka qenë i jashtëzakonshëm në 6 muajt e parë në “Selhurst Park”. Paraqitjet e tij mjaft mbresëlënëse bënë që të merret një ftesë për në kombëtaren e Anglisë për në Euro 2024.

Për më tepër që një numër klubesh në Premier League shfaqën interes për shërbimet e tij, nisur edhe nga fakti se ai është një futbollist vendas dhe shikohet si një premtim për futbollin angelz. United është gati të investojë nisur edhe nga fakti se nuk e konsideron si pjesë të projektit për të ardhmen mesfushorin tjetër 32-vjeçar Casemiro, i cili ka treguar rënie në 18 muajt e fundit, ndërsa është një ndër më të paguarit në ekip.

Klan News