Uragani ‘Beryl’ goditi brigjet e Karaibeve juglindore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme duke u klasifikuar si uragan i kategorisë së pestë.
Stuhia me një forcë të jashtëzakonshme me erëra deri në 225 km/h potencialisht katastrofike goditi Barbados dhe Ishujt Windward duke përmbytur rrugë dhe duke rrëzuar linjat e energjisë elektrike dhe duke shkatërruar qindra shtëpi.
1 person humbi jetën ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin në shumë shtete duke iu bërë thirrje njerëzve të evakuohen. Dyqanet janë mbyllur dhe njerëzit kanë siguruar karburant dhe ushqime. Grenada lëshoi një gjendje të jashtëzakonshme dhe Shën Lucia urdhëroi që shkollat dhe bizneset të mbeten të mbyllura.
‘Beryl’ është duke lëvizur në perëndim-veriperëndim dhe parashikohet të kalojë shumë nga ishujt më të populluar të Karaibeve qendrore deri të mërkurën ndërsa do i drejtohet edhe Gjirit të Meksikës.
Stuhia pritet të kalojë afër Xhamajkës, ndërsa qeveria lëshoi një paralajmërim për vendin, ndërsa paralajmërimet për stuhi tropikale janë në fuqi edhe përgjatë brigjeve jugore të Republikës Domenikane dhe Haitit. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) ka paralajmëruar se Atlantiku Verior mund të ketë deri në shtatë uragane të mëdha këtë vit nga tre në një sezon.
Uragani i fundit i fuqishëm që goditi Karaiben juglindore ishte uragani Ivan 20 vjet më parë, i cili vrau dhjetëra njerëz në Grenada. Ekspertët thonë se një stuhi kaq e fuqishme që po formohet në fillim të sezonit të uraganeve në Atlantik, që zgjat nga fillimi i qershorit deri në fund të nëntorit, është jashtëzakonisht e rrallë dhe se ndryshimi i klimës ndoshta ka kontribuar në formimin e saj të shpejtë.
Klan News