Uragani “Beryl” shkaktoi dëmë të konsiderueshme materiale në Karaibet lindore, duke i marrë jetën shtatë personave dhe duke rrafshuar disa ishuj.
Stuhia sipas meterologëve vijon të jetë e katagorisë 4 shoqëruar me erëra të fuqishme. Tanimë “Beryl” po i drejtohet Xhamajkës, ishujve Kajman dhe në Gadishullin Jukatan të Meksikës.
Republika Domenikane dhe Haiti gjithashtu janë goditur nga uragani “Beryl” që ka shkaktuar dëme në zonat bregdetare. Videot me dron nga Santo Domingo tregojnë sesi dallgët e mëdha përplasen në brigjet e qytetit. Mijëra njerëz janë ende pa energji elektrike dhe shumë janë vendosur në strehimore të përkohshme në Shën Vincent dhe Grenadine, Grenada dhe Shën Lucia.
Autoritetet e Shën Vincentit dhe Grenadineve kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 7 korrik për shkak të dëmeve të rënda të shkaktuara nga stuhia. Stuhia e fuqishme sipas autoriteteve ka shkatërruar 95% të shtëpive në Union Island.
“Beryl” ka thyer rekorde të shumta dhe është një tregues shqetësues se ky sezon do të ketë një numër të lartë të stuhive të fuqishme edhe të kategorisë 5. “Beryl” është gjithashtu uragani më i fortë që kalon nëpër ishujt jugorë Windward, të cilët shtrihen në skajin lindor të Detit të Karaibeve. Sipas ekspertëve temperaturat e ngrohta të oqeanit po nxisin forcimin e paprecedentë të urganeve.
Klan News