Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Uraniumi i varfëruar, kjo është fjala më e lakuar kohët e fundit. Emrat e ushtarakëve që mund të jenë prekur nga rrezatimi vdekjepruprës i uraniumit të varfëruar janë përmendur shpesh, madje vende të ndryshme në misionin e KFOR-it kanë dërguar edhe specialistë, por asnjë nuk e ka vrarë shumë mendjen për dy milion kosovarë. Të paktën kosovarët nuk kanë besuar shumë në këtë çështje, për ta kjo është thjesht propagandë.

“Mendoj se s’ka efekt, unë jam mjek dhe kam qenë udhëheqës i shërbimit hematologjik, kështu që koecidenca flet për jo ndikim”.

“Ne nuk jemi të frikësuar se kjo është propagandë e Millosheviçit dhe aleatëve të saj. Statistikat nuk kanë treguar rritje të sëmundjes së leucemisë. Nuk besoj se ka ndonjë rrezik prej uraniumit të varfëruar”./tvklan.al