Mund t’ju duket e çuditshme, por disa ushqime në situata specifike mund të sjellin edhe vdekjen. Më poshtë është një listë e disa prej tyre:

Patatet-Kujdes nëse shihni disa njolla jeshile në patatet tuaja. Kjo ndodh pasi ato po prodhojnë një toksinë të njohur si “solanine”, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme ose fatale nëse hani një sasi të konsiderueshme.

Arrëmyshk ose arra moskat-Gëlltitja e një sasie të madhe të kësaj erëze mund të çojë në një gjendje psikoze, e cila mund t’ju vrasë.

Marshmallows-Sfida e njohur virale për të mbushur gojën plot me marshmallows mund të çojë në mbytje dhe më pas vdekje.

Peshku iriq-I konsideruar si një gjallesë delikate në Japoni, ky lloj peshku është jashtëzakonisht shumë helmues. Shefat e njohur të kuzhinës duhet të kenë një licencë të veçantë në mënyrë që ta gatuajnë këtë pjatë.

Margarina-Bazuar në një studim kanadaz është arritur në përfundimin se ky produkt rrit nivelin e vdekshmërisë me 34%.

Lakër fasule-Ndonjëherë përdoren si aromë në sallatë, por janë një ushqim shumë i rrezikshëm për t’u ngrënë sidomos të papërpunuara. Ato luajnë rolin e një ‘toke’ për shumimin e baktereve.

Pulë-Të gatuash një pulë në mënyrën e duhur është shumë e rëndësishme (që të mos ketë asnjë pjesë rozë të pagatuar). Mishi i pulës i pagatuar përmban salmonelë, e cila mund t’ju sjellë vdekjen. Pula, fatkeqësisht, është pjesë e disa skandaleve ushqimore në SHBA.

Specat e kuq-Një lloj i veçantë i këtyre specave që është 400 herë më djegës se Tobasco është aq pikant sa mund të shkaktojë kompleksime apo atak në zemër. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së konsumuari ushqime pikante, pasi nga ana tjetër ndikojnë edhe në rritjen e jetëgjatësisë.

Peshku ton-Helmimi nga mërkuri është i mundshëm nëse konsumoni një sasi të madhe toni, kështu që kujdes mos e teproni.

Proshuta-Nënproduktet e mishit lidhen me kancerin.

Qershitë-Bërthama e tyre përmban cyanide, ky produkt gjendet edhe në kajsi, pjeshkë apo kumbulla.

Qumështi-Disa njerëz e pijnë qumështin direkt siç e marrin prej lopës. Është shumë e rrezikshme pasi qumështi i pasterilizuar mund të çojë në vdekje.

Midhjet-Janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet dhe mund të shkaktojnë alergji tek disa njerëz.

Kërpudhat-Disa lloje janë të zakonshme dhe pjesë e pjatave të përditshme si supat, por ka disa të tjera që janë helmuese. /tvklan.al