Ushtria izraelite ka deklaruar se ju ka bërë thirrje civilëve palestinezë që të largohen nga pjesët e Rafahut lindor përpara se të një nisë operacioni i planifikuar në qytetin jugor të Gazës. Për të përçuar këtë thirrje, ushtria izraelite po përdor mesazhe, fletushka dhe mediat sociale.

Raportohet se rreth 100 mijë njerëz janë duke u drejtuar drejt qyteteve Khan Younis dhe Al Mawasi, ku janë vendosur tenda për të ju ardhur në ndihmë atyre. Në një konferencë me gazetarët, një zëdhënës i ushtrisë tha se evakuimi ishte me shtrirje të kufizuar dhe do të ndodhte në një mënyrë graduale pasi planet të miratoheshin nga qeveria izraelite.

Ai tha se operacioni ishte pjesë e përpjekjes për të çmontuar Hamasin teksa pretendoi se ai kishte treguar aftësinë e tij për të nisur sulme nga qyteti duke gjuajtur raketa nga Rafah dje dhe vrarë tre ushtarë izraelitë pranë kalimit Kerem Shalom. Që në ato momente, Izraeli ka kryer sulme ajrore në Rafah gjatë natës.

Shtatë muaj pas ofensivës së tij kundër Hamasit, Izraeli ka thënë se fitorja është e pamundur pa marrë qytetin. Por me më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur të strehuar atje, fuqitë perëndimore dhe Egjipti fqinj kanë ngritur frikën se mund të ketë një numër të madh të viktimave civile./tvklan.al