Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
100 shtëpiza portative të prodhuara nga Uzina Dinamo, e cila merret me prodhimet e industrisë mekanike tashmë do të shkojnë në Kosovë. Uzina Dinamo e cila priti mbi 700 kosovarë në ambjentet e saj së bashku me misionin Italian Kapadarco në kohën e krizës edhe tani vazhdojnë të jenë ndihmuese të tyre.
Në këtë uzinë behet bazamenti dhe elementet e tjerë ndërtimor të cilët nisen të paketuar për në Kosovë për ti montuar atje. Jo vetëm Greqia mundi ti ndihmoj me kontenier këtu në Shqipëri kosovarët por edhe ne peveç ushqimit dhe vendqëndrimit tashmë që ata janë kthyer ju ofrojmë edhe një vend ku mund të dimërojnë.
40 shtëpizat e para kanë shkuar në Pejë dhe Gjakovë. Atje ku ka patur edhe më shumë shkatërrime dhe djegie. Ka mëse një muaj që 40 punëtor të kësaj firme në bashkëpunim me firmën Kapadarco e cila sjell panele italiane, sjellin çdo ditë në Kosovë imazhin e një shtëpie mbrojtëse nga shirat. Por ambjentet e liruara të kësaj uzine vazhdojnë të mbajnë edhe 70 kosovarë të tjerë, të cilët nuk janë larguar nga Shqipëria./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti