Shqipëria po njeh rritje të grave dhe vajzave që ndjekin degët ekzakte. Sipas Eurostat, vendi ynë renditet i katërti nga 37 vende për përqindjen e lartë të femrave që ndjekin universitetin dhe diplomohen në lëndë të tilla.

Të dhënat e publikuara tregojnë se përqindja më e lartë është e vajzave që ndjekin degët si matematikë, inxhinieri, ndërtim, teknologji dhe komunikacion.

Kështu, Shqipëria klasifikohet një vend ku femrat zënë 42 deri në 60% të të diplomuarve në këto fusha, duke u shënuar me ngjyrë të kuqe në hartë.  Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria vjen pas Maqedonisë dhe Serbisë, që mbajnë edhe përqindjen më të lartë përkatësisht 48.4 % dhe 44.4 %.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në Bashkimin Europian, Rumania mban vendin e parë me afro gjysmën e të diplomuarve femra në këto fusha, e ndjekur nga Polonia, Greqia dhe Italia. Ndërsa përqindjen më të ulët e mban Belgjika me  (27.4%), Spanja dhe Gjermani të dyja me 27.7%) dhe Austri (28.0%).

Tv Klan