38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre.

“Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë për % më të lartë të familjeve që nuk mund të sigurojnë ngrohjen e mjaftueshme të banesave”, raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.

Mungesa e ngrohjes qëndore si dhe pamjaftueshmëria ekonomike bëjnë që shumë familje t’i ngrohin vetëm pjesërisht banesat e tyre. Të tjerë e përballojnë të ftohtin vetëm me batanije.

Në vendet e BE-së më pak se 11% e popullsisë nuk janë në gjendje ta mbajnë të ngrohtë shtëpinë e tyre, përqindje kjo 3 herë më e ulët sesa në Shqipëri.

Situata është më pozitive në Luksemburg, Finlandë dhe Slloveni, ndërsa Spanja dhe Portugalia kanë përqindjet më të larta të popullsisë së pamundur për t’i mbajtur shtëpitë e tyre mjaftueshëm të ngrohta.

Tv Klan