Dy studente gjetën një mënyrë spontane për të kundërshtuar pikëpamjet e zv/Kryeministrit italian i cili është shprehur publikisht kundër LGBT.
Në një tubim bashkiak në Siçili, ditën e dielë Salvini kishte shkuar për të mbështetur një koleg të tij dhe i nxiti të pranishmit në sallë që të ngjiteshin në skenë për të bërë një foto. Në këtë moment, studentet Gaia dhe Matilde bënë lëvizjen e tyre.
“Bëmë një gjest provokues, instiktiv dhe aspak të paramenduar”,
tha Gaia për Euronews. Fotografia provokuese u shpërnda në rrjetet sociale nga një aktivist dhe më pas u bë virale.
Muajin e kaluar, Salvini kishte provokuar zemërim në popull pasi njoftoi vendimin e tij për të marrë pjesë në një konferencë me tematikë kundër LGBT-së dhe kundër abortit. Në Kongresin Botëror të Familjes, ai kishte thënë se donte të krijonte një “rend natyror familjar”.
Ndërsa në të kaluarën e kishte konsideruar martesën e homoseksualëve “të panatyrshme”, duke dalë hapur kundër kësaj kategorie. Mirëpo këto deklarata të tij, i kushtuan zv/Kryeministrit italian një foto të sikletshme me dy studentet që e vendosën në vështirësi. /
tvklan.al