Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZenenca, mund të rezultojë e suksesshme në frenimin e përhapjes së Covid-19.

Shkencëtarët kanë deklaruar se ende nuk ka të dhëna që vaksinat të ndikojnë në kufizimin e përhapjes së Covid, por vaksina e AstraZeneca mund të vendosë për të ardhmen e pandemisë.

Studimi, i cili nuk është publikuar zyrtarisht, ka treguar edhe se vaksina vazhdon të ketë efekt kur njerëzit presin për të marrë dozën e dytë të vaksinës.

Doza e parë ka qenë 76% efektive edhe tre muaj pasi kryerjes së vaksinimit.

Tashmë, nëse një vaksinë parandalon edhe përhapjen, atëherë ndikimi do të ishte shumë i madh sepse secili i vaksinuar, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë mbron edhe të tjerët.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka testuar pjesëmarrësit e studimit çdo javë, për të analizuar prezencën e virusit./tvklan.al