Pas pesë ndeshjeve pa shënuar, Armando Sadiku u rikthye te goli në Indi. Sulmuesi shqiptar, shënoi për Goa-n, në barazimin 1-1 në shtëpi naj Hyderabad.

Sadiku zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por miqtë barazuan në fund, për tu larguar me një pikë.

Për 33-vjeçarin shqiptar, ky është goli i nëntë sezonal në Superligën e Indisë, në 13 ndeshje të luajtura deri tani.

Sadiku e njeh mirë kampionatin indian, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Mohun Bagan, me të cilët në 22 ndeshje shënoi tetë gola. /tvklan.al