Numri i kullave të Trump në Indi mund të kapërcejë numrin e atyre në SHBA.
Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Reuters, Kalpesh Mehta, themelues i Tribeca Developers, kompania partnere e pronave të paluajtshme te republikanit amerikan Donald Trump në Indi, thotë se ka projekte të reja për ndërtimin e kullave të tjera.
“Në 12-13 vitet e fundit kemi ndërtuar katër kulla Trump. Nga katër, dy projekte janë përfunduar, e treta do të dorëzohet pas dy muajsh dhe e fundit do të dorëzohet pas gjashtë muajsh. India ka tashmë numrin më të madh të kullave Trump, në krahasim me pjesën tjetër të botës, me përjashtim të SHBA-së”.
Trump, i cili korri një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet presidenciale, zotëron kulla të shumta për qëllime biznesi dhe jo vetëm.
“Banorët jetojnë me emrin e markës së Donald Trump pasi, bëhet fjalë për cilësinë e apartamenteve, stilin e jetesës së banorëve dhe fqinjëve të tyre. Ata e zgjedhin për diferencën që bën”.
Pasi të përfundojnë 6 kullat e reja, India do t’ia kalojë Shteteve të Bashkuara me numrin më të madh të Kullave Trump në mbarë botën.
Klan News