Festivali më i madh fetar në botë është “Maha Kumbh Mela” i Indisë, i cili zgjat 6 javë dhe zhvillohet çdo 12 vjet. Këtë vit, festimet kanë nisur më 13 Janar, ndërsa raportohet se mbrëmjen e djeshme kanë humbur jetën më shumë se 15 persona prej rrëmujës së krijuar. Ajo që supozohej të ishte ditë e shenjtë, rezultoi me një katrahurë të vërtetë, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme:
Po si funksionon ky ritual?
Thuajse 150 milionë besimtarë hindu u mblodhën në qytetin Praygraj, në vendin ku bashkohen lumenjtë Gange, Yamuna dhe Saraswati. Ata hidhen në ujë për atë që quhet “zhytje e shenjtë” e cila sipas fesë garanton pastrimin shpirtëror nga të gjitha “keqbërjet”.
Edhe pse mbi 50 mijë forca policore ishin vënë në dispozicion për mbarëvajtjen e festivalit, situata doli jashtë kontrollit. Të vëzhguar nga 2500 kamera, pelegrinët vijonin me “festën” pavarësisht jetëve të humbura apo personave të zhdukur.
Në vitin 2023, në një festival të ngjashëm humbën jetën 40 pelegrinë në po të njëjtin qytet. Ndërsa jo më larg se në Korrik 2024, 116 persona, më së shumti gra e fëmijë vdiqën prej rrëmujës së krijuar në një tubim fetar në Hathras.
/tvklan.al