Këngëtari dhe tekstshkruesi britanik Ed Sheeran u ndalua nga policia e Indisë në mes të qytetit Bengaluru.
Në një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale duket një oficer policie, i cili i heq nga priza mikrofonin e këngëtarit. Ndërkohë që ky i fundit ishte duke performuar në Rrugën e Kishës në Bengaluru këngën “Shape of You”.
Kërkesa e ekipit të Ed Sheeran për të qarkulluar me autobus në rrugët e qytetit u refuzua, me arsyetimin se kjo do të bllokonte trafikun.
Pas videos virale pati një reagim nga vetë këngëtari në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
“Meqë ra fjala ne kishim lejë për t’u tërhequr. Prandaj të luanim në atë vend ishte planifikuar më parë. Nuk ishim vetëm ne që ishim rastësisht. Gjithsesi mirë, shihemi sonte në shfaqje”, ka shkruar Ed Sheeran.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Ed-Sheeran-577x1024.jpg)
Incidenti ndodhi pak kohë para koncertit të tij të planifikuar në “NICE Ground” në Bengaluru. Nga ana tjetër tifozët e pranishëm kritikuan veprimet e policisë./tvklan.al