Trupi i dekompozuar i një gruaje duke lundruar në një valixhe është gjetur në ujërat e Mesdheut. Valixhja është konstatuar nga dy punëtorë të një anije në Rimini. Ata nxorën valixhen nga ujërat dhe e hapën atë, por u përballën  me imazhe të tmerrshme. Kufoma ishte e mbështjellë me qese të zeza dhe gjysmë e zhveshur.

Menjëherë thirrën policinë, ku pas hetimeve të bëra rezultoi që kufoma ishte një shtetase aziatike rreth moshës 35 vjeç. Xing Lei Li, e njohur si Angie, mësohet se  kishte dalë në det  së bashku me bashkëshortin, për të mos u kthyer me kurrë.

Nëna e dy fëmijëve mendohet të jetë vrarë nga burri i saj Belling, pasi kjo është pista e vetme e hetuesve.

Ai është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, por ka mohuar se është përgjegjës. Çifti kishte probleme të shumta kohët e fundi.

Por ka ende dyshime përsa i përket gjatësisë, pasi Li ishte vetëm rreth 150cm i gjatë, ndërsa kufoma është 170cm./tvklan.al