Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan shënojë sërisht rënie ndaj euros, paundit britanik dhe frangës zvicerane, ndërkohë që u vlerësua gati 1% ndaj jenit Japonez, në një kohë që trregjet financiare janë përfshirë nga ethet e sulmeve terroriste dhe përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike. Sulmet terroriste në Turqi dhe paralajmërimet e Al-Qaeda për sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara, Britani, Itali, Australi dhe Japoni kanë bërë që investitorët ti drejtohen istrumentave financiar të sigurt, si obligacioneve të emetuara nga qeveria e eurozonës dhe monedhave të konsideruara si strehë në raste konfliktesh ndërkombëtare siç është franga zvicerane.
Sipas eksperteve të bankës Italo-Shqiptare në trregun tonë të brëndshëm valuator janë reflektuar levizjet më të fundit të trregjeve kombëtare duke bërë që leku të vlerësohet sërisht ndaj dollarit amerikan në një kohë që vazhdon të humbas terren ndaj monedhës së përbashkët euro./tvklan.al