Dollari ameriakn ka shënuar rënie rekord gjatë javës së fundit duke arritur vlerat më të ulta që në prezantimin e euros në vitin 99. Analistët ndërkombëtarë shprehin parashikime pesimiste sipas së cilave dollari do të vijojë të qëndrojë në këto nivele të ulta dhe për dy vitet e ardhshme. Vlera më e ulët e dollarit ndaj euros është shënuar të premten, ku 1 euro u kuotua me vlerën e 1,2 dollarëve.
Parashikimet për dollarin gjatë vitit 2004 janë që 1 euro do të kuotohet në nivelin 1.3 dollarë, ndërsa parashikimet europiane konsiderojnë se 1 dollar do të vazhdojë të shitet më lirë se 1 euro edhe për vitin 2005. Analistët shprehen se aktualisht ka rënë dhe kërkesa për asetin në dollar dhe një gjë e tillë çon direkt në zhvlerësimin e dollarit. Dollari do të vazhdjë të dobësohet më tej sipas analistve, përderisa tregu vazhdon të kërkojë arsye për të shitur dollarë. Investitorët po kërkojnë gjithmonë e më tepër të blejnë asete në euro sikurse edhe depozitat bankare në euro në nivel global janë rritur. As të dhënat pozitve për vitin e tregut të punës në Amerikë nuk po e ndihmojnë dollarin. Tregëtarët vazhduan të shisnin dollarë gjatë javës së kaluar dhe pse raportet amerikane të industrisë dhe rritjes ekonomike ishin optimiste.
Analistët shprehen se dollari ka njohur rënie edhe pas vendimeve të Rezervës Federale Amerikane dhe Bankës Qëndrore Europiane për mosndryshim të normës bazë të interesit për dollarin dhe euron. Norma e ulët e interesit për dollarin po ndikon rënien e tij në tregjet ndërkombëtarë. Edhe tregu shqiptarë i këmbimeve ka reflektuar rënien e dollarit që është kuotuar në nivelin e 110 lekëve. Ndonëse prirja ndaj dollarit ka qenë dominuese për ekonominë vendase, pas zhvlerësimit të fundit, duket se orientimi ndaj euros do të jetë deciziv./tvklan.al