Dollari amerikan shënojë sërisht për të 7-ën ditë rresht nivelet më të ulta rekord ndaj euros. Dollari ra në nivelet më të ulta të 7 viteve te fundit ndaj frangës zvicerane dhe në kuotat më të ulta të 5 viteve të fundit ndaj paundit britanik. Për momentin duket se rënia e dollarit është e pashmangshme dhe asgjë nuk mund të ndal rënien e monedhës amerikane duke patur parasysh edhe faktin se në këtë periudhë fundviti hyrjet e kapitaleve janë të pakta dhe monedhat vendet e të cilave kanë dificite të mëdha me Shtetet e Bashkuara bien në presion të madh.

Në tregun tonë të brëndshëm valuator, sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare monedha e përbashkët euro është vlerësuar ndjeshëm ndaj lekut, pas ndërhyrjes të premten në trregun valutor të Bankës së Shqipërisë për të frenuar mbi çmimin e mëtejshëm të lekut. Efektet e ndërhyrjes kanë qënë të menjëherëshme duke shënuar dhe rënien e mëtejshme të dollarit ndaj monedhës sonë kombëtare./tvklan.al