Monedha e përbashkët Europiane humbi disi terren ndaj dollarit amerikan pas rritjes së ndjeshme të së premtes në hapjen e trregjeve financiare në Amerikë. Menjëherë pas publikimi të të dhënave mbi trregun e punës në Shtetet e Bashkuara ku muajin e kaluar ishin krijuar 126 mijë vende të reja pune, dyfishim me sa kishin parashikuar trregjet financiare, dollari amerikan arriti të rekuperonte terren ndaj euros. Më vonë dollari shënon rënie prej gati 1 centësh, si rezultat i ndryshimit të pozicioneve nga ana e investitorëve.
Në trregun tonë të brëndshëm valuator sipas ekspertëve të bankës Italo- Shqiptare, lëvizjet e vrullshme të së premtes në tregjet ndërkombëtare ka bërë që monedha jonë kombëtare të vlerësohet ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që leku ka humbur pak pikë ndaj euros duke shfaqur sërisht tendenca të forta mbivlersimi në raport me monedhat e huaja./tvklan.al