Në këto ditë të nxehta, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të ndihmuar qytetarët dhe turistët e shumtë. Në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, Bashkia ka ngritur “Çadrën e Kujdesit”, ku ofrohet matja e tensionit dhe ujë falas. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan:

“Në këto ditë të nxehta, kujdesemi për ju! Çadra e Kujdesit në sheshin “Skënderbej” ofron matje tensioni, freski, dhe ujë falas për qytetarët dhe qenushat tuaj.”

/tvklan.al