Greqia po përballet këto ditë të fundit të korrikut me disa vatra masive zjarresh. Këto pamje tregojnë përpjekjet e ekipeve të zjarrfikësve dhe banorëve të zonës për të shuar zjarret pranë fshatit Petires, në qendër të ishullit të dytë më të madh të vendit.
Flakët po përhapen nga erërat e fuqishme, ndërsa autoritetet kanë evakuuar disa fshatra. Për vënien e tyre nën kontroll janë angazhuar mbi 200 zjarrfikës. Në gatishmëri janë 13 avionë dhe 6 helikopterë. Periudha e verës është gjithnjë e vështirë nga zjarret në Greqi. Vetëm vitin e kaluar, zjarrfikësit luftuan me mbi 8 mijë vatra në gjithë vendin.
Situatë problematike kanë shkaktuar disa zjarre të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara. Më e rëndë, gjendja është në Kaliforni ku që prej fundjavës së kaluar është djegur një hapësirë totale prej 1 500 kilometrash katërorë në gjithë këtë shtet federal, kryesisht në zonat veriore. Flakët kanë djegur kryesisht pyje por edhe banesa e ndërtesa të tjera. Zjarre ka patur edhe në Kolorado, Arizona e deri në shtetin federal të Uashingtonit në veri.
Tv Klan