Lajme Arkiva 2004
Vazhdojnë polemikat për çështjen Lesi, diskutimi i djeshëm në parlament kur opozita kërkoi me insistim miratimin e një rezolute në mbrojtje të medias është pasuar nga deklaratat kontradiktore në kampin rozë. Socialistët shprehen se njerëzit e medias sot kanë më tepër liri se në vitin ’96.
Deputeti Malaj sugjeron që për betejën ligjore Nano-Lesi fjalën e fundit ta thotë drejtësia.
Mezan Malaj: Në qoftë se ky shtyp ka marrë rrjedhë ka marrë në anën e Partisë Socialiste ndërsa çështja për të cilën diskutohet nuk ka të bëjë me shtypin, është një çështje personale mes dy individëve të cilët për probleme midis tyre kërkojnë që gjykatat ti gjykojë.
Deputetët e mendimit ndryshe brenda partisë shprehen se gjyqësori është influencuar nga politika ë këtë çështje.
Sabit Brokaj: Kjo formë trajtimi çoi dhe në një vendim juridik që të mos e quaj të gabuar, shumë të ngutur dhe me një farë kritike në aspektin e procedurës. Nuk mund të vejë një dënim të futet si një letër nën derë si kur të jetë një pagesë telefoni”.
Kjo deklaratë nuk gjen mbështetjen e pjesën tjetër të socialistëve.
“Unë kam qenë vetë gazetar dhe në vitet kur Partia Demokratike kishte pushtetin, kursesi s’mund ta krahasoj klimën me të sotme me klimën e atëhershme”./tvklan.al