Pas 38 vitesh, Partizani në volejboll për meshkuj ngriti lart trofeun e Kupës së Shqipërisë. Një sukses absolut për klubin kryeqytetas, duke marrë edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë, Tiranë, Erion Veliaj.
Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës: Jam vërtet krenar kjo jo vetëm për dy kupat në pritje të të tretës, por me shpresë se do të kemi ndoshta një plan edhe një buxhet që do të mbështetet nga Bashkia e Tiranës për të avancuar Kupat Europiane. Unë besoj që ka ardhur koha nga gjitha ai rikuperim që kemi bërë në 2019. Ndoshta qytetarët nuk e dinë që përveç futboolllit që është i privatizuar në fakt klubet e tjera janë të Bashkisë së Tiranës, si Tirana, Partizani, Dinamo e kështu me rradhë.
Veliaj siguroi sportistët se Bashkia e Tiranës do të vijojë mbështetjen financiare për ekipet sportive për të avancuar edhe në kupat europiane.
Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës: Jam shumë krenar për ju dhe mezi pres që djem dhe vajza të frymëzohen duke ju parë dhe të rriten me ambicien që një ditë do të jenë si ju ndoshta edhe më të mirë se gjith skuadra.
Partizani siguron titullin e 14-të të Kupës në histori duke mposhtur Tiranën në finalen e madhe, teksa më parë triumfoi edhe në Ligën Mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti”.
Klan News