“Nuk i ndajmë familjet në të majtë e të djathtë”
3 banorë të Zall Herit në periferi të Tiranës kanë hyrë në shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit. Teksa ju dha çelësat e banesave të tyre kryebashkiaku Veliaj ritheksoi se puna për rindërtimin po ecën pa asnjë dallim.
“Është e lehtë të prishësh, të shash dhe të pengosh, por është shumë e vështirë të ndërtosh, të bashkëpunosh dhe të kesh rezultat. … Po punojmë njësoj, nga qendra në periferi. Është kollaj të bësh llogje nëpër kafene, por më e vështirë të vish në baltë për t’u siguruar që misioni realizohet me sukses”.
Veliaj u ktheu përgjigje akuzave të opozitës për procesin e rindërtimit.
“Kur nuk ke prekur punë me dorë, ankohesh kollaj. Kur i numëron vilat e tua palë-palë, ankohesh pse bëhen shtëpitë e të tjerëve. Nëse ata do e ndjejnë të falin një nga vilat e tyre për një hallexhi, do e vlerësonim jashtë mase. Por, kur shtojnë të tyret dhe ankohen pse ne punojmë për ata që tërmeti i la pa shtëpi, ka një hipokrizi të madhe”.
Pas Zall Herit, kryebashkiaku Veliaj u ndal në një takim në njësinë numër 11 ku dhe foli për zgjedhjet e ardhshme.
“I votove një herë ikën nga parlamenti, i votove prapë iku nga bashkia dhe pyetja është për çfarë duhet të hedhesh votën kot, kur ti ikën nga puna, kur t’i e ke bërë rrugë”.
Veliaj tha se puna është ajo më të cilën socialistet identifikohen.
Tv Klan