Në vendet e Bashkimit Europian po ndihet nevoja për krah pune. Gjermania, Italia dhe Spanja fiksuan kuotat për emigrantë të huaj me qëllim që të plotësojnë mungesat në disa sektorë. Kancelari gjerman Schreder shpalli kartat jeshile që janë të ngjashme me lejet e punës në SHBA. Vendi i tij ka nevojë sidomos për matematicienë dhe teknologji informacioni.
Në fillim do të jepen 10 mijë viza speciale pune me afat 5 vjeçar. Ndërsa Italia kishte parashikuar të priste sivjet edhe 63 mijë emigrantë të rinj me kontratë pune ose garanci. Më pas u vërejt se 63 mijë nuk mjaftonin dhe qeveria ka vendosur të presë edhe 30 mijë emigrantë më tepër.
Mësohet se kërkesa kryesore vjen nga ndërmarrjet e vogla që kanë vëshirësi në gjetjen e punonjësve italianë. Meqënëse këta të fundit mendojnë se pagat janë shumë të ulëta dhe kushtet e punës shumë të vështira. Nga këto kushte përfiton dhe Shqipëria. Dhjetëra bashkëatdhetarë tanët vazhdojnë të largohen në bazë të marrëveshjes së punësimit me Italinë./tvklan.al