Partitë që kanë mbetur jashtë parlamentit pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, duhet të kthejnë fondet e dhëna nga buxheti i shtetit.

Vendimi që pritet të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një faturë rreth 12.7 milionë lekë, e cila ndahet mes partive humbëse si PSD, PAA, PAD, PDS dhe PDK.

Ajo që do të kthejë pjesën më të madhe të parave nga kjo faturë është PSD, 5 milion lekë, ndërsa më pak PDK 1.3 milionë.

E gjithë shuma e parave ndahet mes partive fituese, por pjesa më e madhe, rreth 6 milionë lekë i takon PD e asaj Socialiste, por kjo nuk është pritur mirë nga partitë e vogla, të cilat deri në fund të këtij muaji do të duhet të zbrazin arkat e tyre.

Sipas mediave të shkruara, kreu i PAD, Neritan Ceka, e ka cilësuar të pandershëm një veprim të tillë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, buxheti i shtetit vuri në dispozicion të partive 65 milionë lekë, pjesa më e madhe e ndarë midis dy partive të mëdha./tvklan.al