Cardi B luajti rolin e Znj. Klaus për Krishtlindje, por kjo nuk nënkupton se është pajtuar me Offset. Të paktën, bazuar në veprimet e saj të fundit në rrjetet sociale.
Thee Pop Feed raportoi se Cardi dhe Offset janë pajtuar duke qenë se e kaluan bashkë me fëmijët darkën e Krishtlindjeve. Por një përdorues i X komentoi në postimin në fjalë me një segment të shkurtër nga Love and Hip Hop: Atlanta që thotë “ti sapo e shpike këtë”.
— KenBarbie™ (@itsKenBarbie) December 27, 2023
Dhe Cardi e ka pëlqyer komentin duke konfirmuar se çifti vazhdon të jetë i ndarë.
Dy javë më parë, reperja shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale me njoftimin e ndarjes, më pas me postimet e saj për Offset ku thoshte se e ka ndihmuar shumë herë, por “nuk ka marrë as një faleminderit”. Gjithshtu ajo e akuzoi se “ai luante me të në momentet e saj më të vështira”.
Deri më tani nuk ka asnjë koment nga reperi. Çifti nuk ka ndërmarrë ende procedurat ligjore të divorcit./tvklan.al