ILDKPI: 800 dosje gati për në komisionin e Vettingut
Kreu i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj foli sot në Komisionin e Ligjeve për 115 raste problematike në deklarimet e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe 54 masa administrative ndaj tyre.
Këto raste u janë referuar Prokurorisë, Hetimit Tatimor dhe Policisë së Shtetit.
Ganaj u premtoi deputetëve se brenda Majit, drejt institucioneve të Vettingut do të shkojnë të gjitha dosjet e pasurive të 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe 135 studentë që nisin shkollën e Magjistraturës.
Komisioni i Ligjeve miratoi edhe aktet normative për faljen e taksave të infrastrukturës dhe të fitimit për vitin 2020 kompanitë që do të ndërtojnë godinat e reja pas tërmetit dhe për kompanitë Call-Center, fasonët, ndërmarrjet e përpunimit me xhiro nën 14 milionë Lekë të reja.
Klan Plus