Gjin GjoniNjë ditë pas akuzave të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive për fshehje të pasurisë dhe korrupsion, anëtari i KLD-së, njëkohësisht edhe gjyqtari i Apelit, Gjin Gjoni, deklaron në një intervistë për Televizionin Klan se këto sulme mediatike janë personale dhe politike.

Gjyqtari Gjoni ka një karrierë 21-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Ai është zgjedhur së fundmi si anëtarë i KLD-së me votim të fshehtë nga trupa gjyqësore me 65 % të votave, duke pretenduar se emërimi i tij nuk vjen nga kahe të caktuara të politikës.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë e kallëzoi penalisht gjyqtarin Gjoni për falsifikim kontratash dhe deklarime të rreme për burime financimi jo të ligjshme në shumën mbi 2 milionë euro. Por por këtë gjytari thotë se do të ngrejë një padi ndaj kreut të ILDKP-së.

ILDKP përmes njoftimit për shtyp të datës 24 prill 2014, thotë se për udhëtime jashtë vendit gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij kanë shpenzuar rreth 250.000 Euro, burimi financiar i të cilave rezulton i dyshimtë.

tvKlan