Prej disa kohësh, Vesa Luma, Big Basta dhe djali i tyre jetojnë në Zelandën e Re.
Këngëtarja festoi ditëlindjen dhe urimet për të kanë qenë të shumta.
Por urimi i bashkëshortit të saj është ai që tërheqi vëmendjen. Në këtë ditë të veçantë për të, Big Basta i dedikoi fjalë zemre.
“Sot është ditëlindja e zemrës sime, Vesa Luma. Nuk harrohen momentet që kemi kaluar dhe po kalojmë bashkë, ato premtimet e bukura në netët e gjata nën dritën e hënës, që pasqyronte në fytyrën tënde. U dashurova me ty që në momentin e parë dhe çdo ditë e më shumë më shtohet dashuria. Të falenderoj për gjithçka që je dhe që je kaq perfekte, një nënë e shkëlqyer, grua dhe shoqe e pazvendësueshme! Të uroj t’i gëzosh dhe 1000 ditëlindje të tjera me emër dhe 100 të tjera me jetë! Të dua!”
Padyshim që ky shkrim i pëlqeu së tepërmi këngëtares, e cila e shpërndau në llogarinë e saj në Instagram dhe bashkëngjitur shkruan: Jeta ime është e përmbushur, kur kam mbretin tim afër! Të dua shumë jetë./tvklan.al