Ditën e sotme në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë në një lidhje Skype këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar Vesa Luma.
Ajo ka arritur të pushtojë zemrat e fansave të të gjitha gjeneratave të cilët e admirojnë pa masë, kjo falë zërit të ëmbël me një shtrirje të madhe dhe me ngjyrë të veçantë, por edhe vullnetit të madh për të krijuar gjëra të bukura. Ajo dhe Big Basta ( Geri), jetojnë prej disa vitesh në Zelandën e Re, së bashku me djalin Lian, 4 vjeç.
Gjatë emisionit këngëtarja ka folur për jetën e re që kanë krijuar në një shtet tjetër, si e kanë përjetuar periudhën e Covidit, a kanë qenë të frikësuar dhe për projektet e ardhshme.
Rudina Magjistari: Deri më tani keni qenë mirë, keni shpëtuar nga Covidi, a keni bërë ndonjë tampon?
Vesa Luma: Jo sepse ne nuk kemi shumë njerëz dhe shumë kontakte. Liani është në kopësht, por fëmijët nuk kanë qenë asnjëherë të prekur, mesa dimë ne. Deri më tani ka qenë pak e vështirë sepse ka qenë sezoni i dimrit, sepse tani jemi në pranverë. Ka qenë gripi sezonal në qarkullim dhe shpesh herë njerëzit janë frikësuar, janë keqkuptuar dhe kanë pasur panik. Edhe ne e kaluam gripin sezonal, na thanë që është grip sezonal të cilin e kemi kaluar edhe unë, edhe Geri edhe Liani.
Rudina Magjistari: Pra nuk ka qenë Covid por grip sezonal?
Vesa Luma: Simptomat kanë qenë njësoj përveç frymëmarrjes që nuk ka qenë e vështirësuar, normal që jemi shqetësuar, por nuk ishte e nevojshme të bënim tamponin sipas mjekëve. /tvklan.al