34 vjeçarja që u hodh me fëmijën nga pallati ishte farmaciste, ajo jetonte në Tiranë, ndërsa prindërit i kishte në Vlorë. Banorët e zonës thonë se kishin dëgjuar se ishte e divorcuar, ndërsa sqarojnë se prindërit e saj jetonin në një pallat aty pranë.

Pamela Martirio ishte vajza e një mjeku në Vlorë.

Banorja: Ne nuk e njohim fare, nuk e kemi parë asnjëherë fytyrën e saj këtu, kurse të atin e njohim dhe mamanë. Vajza ishte e martuar në Tiranë, është e divorcuar, kështu kemi dëgjuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Punonte farmaciste, farmacinë e kishte në Tiranë. Nuk e njohim fare, fare. Ky lajm na ka tronditur, mezi flas. Babai i saj ka qenë mjek, është në pension tani. Nuk dimë asgjë në lidhje me të.

Mesditën e kësaj të premteje, ajo u hodh nga kati i 5-të i një pallati në lagjen Pavarësia bashkë me djalin 1-vjeçar.

Të dy gjetën vdekjen. Motivet që e çuan të renë të merrte këtë akt ekstrem mbeten të paqarta.

Paraprakisht hetuesit dyshojnë se 34-vjeçarja vuante nga depresioni./tvklan.al