Efektivja e policisë, Aldorjana Loshi, 21 vjeç dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit pasditen e kësaj të premte.

Prej afro 1 viti e gjysmë pjesë e strukturës së policisë duke shërbyer në patrullë pranë Komisariatit numër 5, e reja në rrethana ende të paqarta u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e njohur si tregu elektrik.

Ajo ishte vetëm në banesë kur ndodhi ngjarja dhe raportimin e parë në polici e bëri i dashuri i saj. Ky i fundit u shoqërua në polici për të dhënë deklarimet, teksa hetuesit po verifikojnë shkaqet që çuan 21-vjeçaren drejt aktit të rënd.
Tv Klan