Arrestohet i dashuri i polices 22-vjeçare, Aldorjana Loshi që u vetëvra pasditen e të premtes në banesën e saj. Ai është, 28-vjeçari nga Kamza, i identifikuar si Endri Nika që akuzohet për veprime që pengojnë në e zbulimit të vërtetës.
Sipas burimeve 28-vjeçari, ka shkuar në banesën e polices dhe e ka gjetur atë të vrarë me një plumb. Sipas grupit hetimor ai ka marrë celularin e 22-vjeçares dhe ka fshirë nga celulari i saj bisedat që kishte me të, më pas ai ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Nga kqyrja paraprake e telefonit të 28-vjeçarit rezulton se efektivja e kishte telefonuar disa herë gjatë të premtes, por që Nika nuk i ishte përgjigjur, me pas ajo i ka shkruar një mesazh duke i thënë që kur të vish derën po e lë të hapur zoti të ruajt. Celularët e Nikës dhe Loshit janë dërguar për ekspertizë në laboratorin e policisë shkencore.
Sipas deklarimeve të të riut ata kishin 3 muaj lidhje dashurie dhe kishin pasur një raport normal. 28 vjeçarja jetonte e vetme në zonën e “Ali Demit”, ajo kishte vetëm nënën dhe një vëlla më të vogël që jetonte jashtë vendit.
Mësohet po ashtu se babi i 28-vjeçarit punonte në të njëjtin komisariat ku punonte dhe e reja, në komisariatin nr 5.
Aldorjana Loshi, kishte 1 vit e gjysëm që i ishtë bashkuar radhëve të uniformave blu.
Klan News