Dhjetra kuzhinierë belgë kanë krijuar çokollatë në formë veze që përmban një tas të vogël peshku.
Tema e ekspozitës ishte festimi i një shekulli të surrealizmit në Belgjikë.
Pastiçieri Marc Ducobu dhe njëherazi themeluesi i ekspozitës, shprehet se hëna e Pashkëve bie këtë vit në Ditën e Gënjeshtrave të Prillit, e cilësuar si “Poisson d’Avril” që do të thotë Peshku i Prillit në frengjisht.
“Frymëzimi erdhi pasi e hëna e Pashkëve bie më 1 Prill këtë vit. Kështu ne filluam me idenë e peshkut, në vitin e përkujtimit të surrealizmit në Bruksel dhe kështu vendosëm peshkun e vërtetë brenda çokollatës.”
Veza me çokollatë në formën e një peshku përfshinte dy peshq të vërtetë që notonin brenda një tasi.
“Njerëzit mund ta konsumojnë më herët pasi pas tre muajsh do të jetë pak më e vështirë për t’u ngrënë, do të bëhet e hidhur. Kështu që nuk do të jetë më për të ngrënë dhe më shumë do të kthehet në një dekor.”
Kuzhinierit Michael Leëis-Anderson tha se u deshën shtatë ditë për të krijuar veprën e tij të ndërlikuar të frymëzuar nga piktura “Kështjella në Pyrenees” nga artisti surrealist belg Rene Magritte.
“Çfarë është bërë brenda është e gjitha e ngrënshme, është e gjitha sheqer. Dhe padyshim, për të bërë pak magji, ka disa drita brenda për ta bërë atë të shkëlqejë.”
Vezët 50-60 cm të gjata u ekspozuan në një hotel elegant në Bruksel dhe u shitën për 500 Euro secila dhe fitimet do t’i dhurohen një spitali fëmijësh. Ekspozita do të zgjasë deri më 1 Prill.
Klan News