Meri Murrizi, një nga konkurrentet e Love Story, ka folur së fundmi për eliminimin e Suelës dhe videomesazhin e Enxhëllit, që surprizoi publikun me dëshirën e saj për t’iu rikthyer garës.
Në një intervistë për progrmin “Daily love Story”, bukuroshja nga Elbasani ka dhënë një deklaratë të fortë, teksa e ka shprehur hapur se nëse Saimiri pranon që Enxhëll të kthehet, ajo do të largohet nga spektakli.
“Sa i përket vendimit të Suelës këto janë vendime të Saimirit dhe ne nuk kemi vend këtu të komentojmë. Videomesazhi i Enxhëllit…unë kam respekt për të sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera.
Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja për të, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë, dhe nuk do veproja ashtu.
Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq.
Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, deklaroi Meri./tvklan.al