Generda është një nga konkurrentet më të përfolura të spektaklit Love Story, për afrimitetin me Saimirin.

Madje në media ishte aluduar për një lidhje mes tyre jashtë emisionit, gjë që u mohua në studio nga të dy.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Generda ka rrëfyer edhe për fjalën më romantike që Saimiri i ka thënë asaj veçmas.

Kush ka qenë momenti më i bukur për ty në Love Story?

Momenti kur zbrita shkallët për herë të parë që takova Saimirin. Ai ka qenë momenti më emocionues.

Momenti më i sikletshëm gjatë rrugëtimit në Love Story?

Momente të sikletshme nuk kam pasur.

Momenti më i bukur nga takimet me Saimirin?

Takimi i kësaj jave sepse ka qenë një nga takimet më funny dhe romantik nga të gjithë. Kam pasur një eksperiencë të re, kam bërë ski për herë të parë.

Një fjalë romantike që të ka thënë Saimiri?

Gjëja që më pëlqeu është që më tha se i dukem vajzë e vërtetë, kjo më bën të ndihem shumë mirë.

Love Story-t po i vjen fundi, si ndihesh në marrëdhënie me vajzat?

Unë nuk kam ardhur për shoqëri, ne jemi këtu dhe ndajmë të njëjtin siklet, por unë kam ardhur për Saimirin.

Kë do të doje të kishe në finale me vete?

Redonën, është shumë vajzë e sinqertë.

Ka një momënt që ti ke dalë nga vetja këtu në Love Story?

Jo!

Mendon se ke marrë vendimin e duhur që ke ardhur në Love Story?

Po, është një eksperiencë shumë e bukur, kam mësuar shumë gjëra këtu. Kam njohur njerëz të respektuar që më kanë mësuar për jetën, me këshilla./tvklan.al