2 automjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë. Sipas policisë, makinat kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Makina tip “Volgswagen Pasat” është shkrumbuar e gjitha, ndërsa flakët e saj janë përhapur dhe te automjeti tjetër tip “Porsche”.
“Po ashtu, Komisariati ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pasi sot rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë. Si pasojë është djegur automjeti tip “Volkswagen” dhe janë dëmtuar pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara në afërsi“, thotë Policia.
Më poshtë, pamjet nga vendi i ngjarjes:
/tvklan.al