Kjo është videoja e plagosjes e 70-vjeçari Fadil Hunda javën e kaluar në Durrës. I moshuari duket në këto pamje teksa afrohet te makina e 31-vjeçarit Adil Hizdri, debatojnë me njëri-tjetrin dhe në këtë moment Hizdri nxjerr pistoletën për ta kërcënuar. Ndërkohë debati mes tyre ka vijuar.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet kur autori i ngjarjes 31-vjeçari, Adil Hizdri duket teksa debaton me një person, i cili ndodhej në vendngjarje në atë moment. Personi me bluzë të bardhë ka ndërhyrë për të sheshuar sherrin mes 31-vjeçarit dhe të moshuarit, por kjo nuk e ka penguar Hizdrin për ta qëlluar me pistoletë Fadil Hundën.
Pak pasin kreu ngjarjen 31-vjeçari u arrestua nga policia, teksa duket që nuk bën rezistencë. Nga hetimet e uniformave blu rezultoi se shkak për konfliktin që përfundoi në plagosje është bërë borxhi që njëri prej djemve të 70-vjeçarit i ka marrë Adil Hizdrit.
Por djali i të moshuarit Romir Hunda ka thënë për mediat se nuk bëhet fjalë për një borxh. Sipas tij 31-vjeçari punonte te familja Hunda dhe këta të fundit kanë vendosur që ta heqin nga puna, duke i dhënë të gjitha lekët. Djali i të moshuarit pretendon se 31-vjeçari ka tentuar që të marrë peng babain e tij.
Klan News